![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/garcia.jpg)
Garcia, trajner i Valencias
28 korrik 2020
| 18:10
Javi Garcia është zyrtarisht trajneri i ri i Valencias. Spanjolli nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me “LosChe” të cilët e mbyllën La Ligan në vendin e 9-të, jashtë zonës që do t’u jepte mundësi të luanin në Europa League sezonin e ardhshëm.
Pronari i Valencias, PeterLim, i ndezi dritën jeshile presidentit AnilMurthy për emërimin e ish-trajnerit të Watfordit. Ai ka përvojë në futbollin spanjoll edhe me ekipe të tilla si Malaga, Osasuna e Almeria.
Garcia i ka bindur drejtuesit e Valencias me vizionin e tij për klubin në një takim që u zhvillua javën e kaluar. Objektivi i këtij projekti të ri është që ta kthejë skuadrën në Ligën e Kampionëve.