Garda i heq truprojat Sali Berishës
Ish-kryeministri Sali Berisha sot do të jetë në protestë si qytetar i thjeshtë, pa mbrojtjen e Gardës së Republikës.
Sipas “Ora Neës”, pas protestës së 16 shkurtit dhe djegies së mandatit të deputetit, Garda e Republikës ka vendosur t’i tërheqë oficerët për mbrojtjen fizike që gëzonte Berisha prej vitesh për shkak të postit.
Nga ana e saj Garda pretendon se Berishës i ka përfunduar afati për mbrojtjen.
I pyetur nga gazetarët, Berisha ka pohuar se kjo është një hakmarrje e Edi Ramës, por ai është më i fortë dhe më i sigurt se kurrë mes qytetarëve.
“Ndihem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë. Një gjest frikacak dhe hakmarrës i Edi Ramës por unë jam mes qytetarëve më i fortë se kudo tjetër. Do të vazhdoj çdo minutë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj betejën deri në çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri derisa shqiptarët të votojnë të lirë siç u takojnë”, ka thënë Sali Berisha.