Garë e fortë mes Realit dhe Cityt për Haalandin

27 dhjetor 2021 | 17:55

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland është sulmuesi më i kërkuar nga ekipet e mëdha në Evropë. Duket se do të jetë një duel i fortë midis Real Madrid dhe Manchester City për të fituar shërbimet e bomberit norvegjez.

Haalandi nuk e ka fshehur kurrë se do të dëshironte të luante në “Santiago Bernabeu” me klubin iberik, i cili e ka vendosur sulmuesin në listën e të parëve për të transferuar në Madrid. Gjithashtu nga ana tjetër është dhe klubi anglez i Manchester city që kërkon shërbimet e sulmuesit të Dortmund. Guardiola humbi në fillim Agueron i cili u transferua në Barcelonë e tashmë Ferran Torres i cili gjithashtu u transferua në Barcelonë.

Guardiola i ka kërkuar klubit të fillojë kontaktet e para me klubin e Dortmundit. Për të shuajtur konkurrencën, Manchester City ka kontaktuar agjentin e tij Raiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dy javët në vijim do të mund të kuptohet…