Garë e fortë për ‘Këpucën e Artë’, anglezi i Bayernit lë mbrapa Lautaro dhe Mbappé
Harry Kane mbetet në krye të renditjes së “Këpucës së Artë” në Europë. Sulmuesi anglez i Bayern Munich, i cili shënoi kundër Gladbach në ndeshjen e fundit, si gjithmonë i paraprin Kylian Mbappé (gjeti golin së fundi kundër Strasburgut) dhe Lautaro Martinez.
Kapiteni i Interit dhe golashënuesi më i mirë i Serie A me 18 gola është padyshim lojtari i parë i kampionatit italian, i pranishëm në këtë renditje, por parakalohet nga francezi i PSG-së dhe tani është i treti.
Ja klasifikimi aktual për “Këpucën e Artë” të Europës në futboll, duke ju kujtuar se çdo gol në pesë ligat kryesore të kontinentit (Angli, Itali, Gjermani, Spanjë dhe Francë) ka si koeficent vlerësues 2 pikë, ndërsa në ligat e tjera vlen 1.5 pikë:
Harry Kane (Bayern Munich) – 48 pikë (21 gola x 2 koeficenti)
Kylian Mbappé (PSG) – 40 pikë (20 gola x 2)
Lautaro Martinez (Inter) – 38 pikë (19 gola x 2)
Akor Adams (Lillestrom/Monpellier) – 36.5 pikë (15 gola x 1.5 + 7 gola x 2)
Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt) – 36 pikë (24 gola x 1.5)
Serhou Guirassy (Shtutgart) – 34 pikë (17 gola x 2)
Vangelis Pavlidis (AZ) – 30 pikë (20 gola x 1.5)
Santiago Gimenez (Feyenoord) – 28.5 pikë (19 gola x 2)
Erling Haaland (Manchester City) – 28 pikë (14 gola x 2)
Mohamed Salah (Liverpool) – 28 pikë (14 gola x 2)
Jude Bellingham (Real Madrid) – 28 pikë (14 gola x 2)
Artem Dovbyk (Girona) – 28 pikë (14 gola x 2)
Lois Openda (Leipzig) – 28 pikë (14 gola x 2)
Borja Mayoral (Getafe) – 28 pikë (14 gola x 2)