Garë e fortë për Senatin e ShBA
06 janar 2021
| 11:37
Një garë e fortë po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kontrollin e Senatit.
Kur janë numëruar gati 98% e votave për 2 vendet që shkuan në balotazh të martën kandidatët demokratë udhëheqin me një rezultat të ngushtë.
Nëse demokratët do të arrijnë të fitojnë të dyja këto vende ata do të merrnin shumicën e senatit duke bërë që presidenti i ardhshëm Joe Biden të ketë më të lehtë marrjen e vendimeve.
Demokratët kanë tashmë shumicën edhe në dhomën e përfaqësuesve. Sot është një ditë e rëndësishme për Kongresin pasi ai duhet të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.
Një grup kongesmenësh republikanë kanë vendosur ta kundërshtojnë certifikimin, por duket se do ta kenë të vështirë të ndalin fitoren e Joe Biden.