Garës për Sterlingun i shtohet edhe Bayerni

02 qershor 2022 | 11:34

Pas Real Madridit dhe Chelseat, një tjetër klub i madh evropian është futur në listë për ta transferuar Raheem Sterlingun. Bëhet fjalë për Bayern Munichun, i cili ka trokitur në dyert e Manchester Cityt për sulmuesin anglez. Lajmin e ka bërë me dije mediumi britanik “The Sun”.

Përfaqësuesit anglez do t’i skadojë kontrata me Cityn në vitin 2023, por mund të largohet nga “Etihad Stadium” qysh këtë verë. 27-vjeçari është duke e konsideruar mundësinë e largimit pasi nuk po ndihet i rëndësishëm më në ekipin e Pep Guardiolës.

Nga ana tjetër, “Citizens” nuk do ta lë sulmuesin të largohet pa nxjerrë para të majme dhe pa marrë sulmues tjetër paraprakisht. Sterling do të vendosë për të ardhmen e tij pas angazhimeve që do t’i ketë në kombëtaren angleze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e enjte), me fillim nga ora 20:30, do të…