Gareth Southgate jep dorëheqjen nga Anglia
16 korrik 2024
| 12:47
Gareth Southgate nuk do të jetë më trajner i Anglisë. 53-vjeçari ka dhënë dorëheqjen nga kombëtarja dy ditë pas finales së humbur me Spanjën në Euro 2024.
Lajmin e ka bërë me dije vetë trajneri anglez. “Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë. Ka qenë gjithçka për mua dhe kam dhënë gjithçka. Por, është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri. Finalja e së dielës ishte ndeshja e fundit si trajner i Anglisë”, ka deklaruar 53-vjeçari.
Southgate ka drejtuar Anglinë në 120 ndeshje zyrtare dhe ka qëndruar ë stol prej 8 vitesh.