Garibay përforcon KB Peja, largohet Smith
16 dhjetor 2021
| 17:00
KB Peja ka arritur marrëveshje transferimi me reprezentuesin meksikan Edgar Garibay.
Lajmi është bërë me dije nga drejtori sportiv i klubit pejan Arbër Elshani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Edgar Garibay është pjesë e Kombëtares së Meksikës. Ai është 31-vjeçar dhe pozita e tij është si qendër. Garibay është i gjatë 211 cm.
“Edgar Garibay, reprezentues i Kombëtares së Meksikës, është lojtari i ri i KB Peja”, ka shkruar Elshani. Ndërsa nga skuadra e Pejës është larguar Jyles Smith. Arbër Elshani ka njoftuar se shkëputja e kontratës me Smithin është bërë me marrëveshje të dyanshme. Smithi do të largohet nga klubi pejan më 19 dhjetor.