Garuesit e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës arrin suksese në Rumani
Garuesit e Reprezentacionit të Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës me sukses të madh i kanë mbyllur garat në Kampionatin Ballkanik në Timisoara të Rumanisë.
Arsim Kullashi e ka fituar medaljen e artë në kategori Bodybuilding +100 kg, dhe Kampion Absolut në Bodybuilding. Medaljen e Artë në Senior Women Wellness e ka fituar Arbnora Racaj. Ndërsa Arsim Qiriqi e ka fituar medaljen e argjend Muscular Men’s Physique, kurse Edona Gashi e fitoi medaljen argjend në kategorinë Women Bikini Fitness + 166 cm. Garuesi i pestë që rrëmbeu medalje ishte Metin Soytari, i cili fitoi të bronztën në kategorinë Junior Bodybuilding 16-20 vjeç dhe vendi i 6-të në Man’s Classic Physique up to 175 cm, kurse Erona Bajrami zuri vendin e katërt, kategoria Women Bikini Fitness -166 cm.
Gjithashtu referi ndërkombëtar Bajram Musliu kreu detyrën e vet me sukses dhe komesari i garave Sabri Dragusha.
Drejtori Sportiv, Esat Lata dhe kryetari i Federatës, Fadil Kunushevci i kanë falënderuar ministrinë e Sportit dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.
/Epoka e re/