Gashi për Klan Kosova tha se deri tani janë 11 persona të prekur me koronavirus në Prishtinë.
“Arsyeja se pse bëjmë të ditura lagjet ku janë shfaqur personat pozitiv me Covid-19 mendoj se është mënyra më e mirë për të ndihmuar që sa më shumë mos-afërsinë apo mos kontaktin e qytetarëve të tjerë me pacientët që rezultuan pozitiv”.
“Në pesë lagje të qytetit ka pacientë të shtrirë, si Lagja e Spitalit, Lagja e Muhaxherëve, Arbëria, rruga “Haxhi Zeka” dhe një lagje tjetër të cilës tani nuk më kujtohet emri”.
“Për shumicën e rasteve informatat që i kemi marrë deri sot kanë qenë raste kontakti. Ndërsa për rastin e fundit që ka qenë sot nuk kemi informata se a ka qenë rast kontakti apo jo”, ka thënë Gashi.