Gashi me ambasadorin kanadez flasin për terrorizmin
29 qershor 2018
| 15:18
Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Kanadasë për Kroacinë dhe Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk.
Në këtë takim u bisedua lidhur me çështjen e sigurisë dhe progresin e arritur në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, ministri Gashi, i kërkoi ambasadorit Maksymiuk vazhdimin e mbështetjes gjatë proceseve integruese të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, në këtë takim u vlerësua lart bashkëpunimi në mes të të dyja vendeve në fushën e sigurisë.
Ambasadori kanadez, Daniel Maksymiuk konfirmoi përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shtetin e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.