Gashi: Anëtarësimi në “Kartonin e Gjelbër”, problem
25 korrik 2018
| 14:10
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme, në lidhje me çështjen e diasporës.
Ai ka thënë se ministria që drejton ka bërë disa punë që ndërlidhen me diasporën.
Gashi ka theksuar se anëtarësimi në “Kartonin e Gjelbër” është shumë i vështirë në këtë fazë.
Në këtë kontekst, Gashi ka thënë se është arritur që të ulet polica kufitare nga 50 në 15 euro si dhe të thjeshtësohen procedurat.
Më tutje, ai ka folur edhe për qendrat kulturore të shqiptarëve në vendet ata ku jetojnë.
Ministri Gashi ka thënë se ka marr vendim që të gjitha këto qendra të mbyllen sa më shpejtë që është e mundur, pasi që sipas tij është e çuditshme se si operojnë këto qendra në shtete mike.