Gashi: Asnjëherë nuk kam thënë se UÇK-ja ka kryer krime

06 maj 2020 | 09:35

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se shqiptarët e Kosovës si shumicë në Kosovë duhet të hapin debat për krimet e kryera. Gashi ka deklaruar se është absurde tentimi për t’i barazuar krimet. “Shoqëria kosovare, kur them shoqëria kosovare i mendoj shqiptarët e Kosovës si shumicë në shtetin e Kosovës, duhet të hap debat për këtë temë dhe duhet të diskutoj edhe nuk duhet të frikësohet nga kjo temë sepse askush nuk po tenton t’i barazoj sepse është absurde me tentu me i barazuar këto krime”, ka thënë ai në “Rubikon”.

“Është krejt e pamundshme sepse prej 10 të vrarëve 9 janë vra prej forcave serbe Jugosllave dhe edhe po të duam nuk mund t’i barazojmë këto krime edhe duhet të diskutojmë për këtë sepse ky është një nga parakushtet për të pasur marrëdhënie të mira ndër fqinjësore dhe për tu integruar bashkë në strukturat Euroatlantike”, ka shtuar Gashi.

Gashi ka theksuar se asnjëherë nuk ka thënë se UÇK-ja ka kryer krime, mirëpo përfaqësuesit e Gjykatës Speciale gjithmonë e kanë bërë të qartë se UÇK-ja nuk ka bërë krime por dyshohet se individ brenda saj kanë kryer krime ndaj pjesëtarëve të pakicave etnike.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime dhe nuk besoj që e ka thënë dikush prej ndërkombëtarëve që është marrë me këto duke filluar nga Carla Del Ponte, prokurores zvicerane që ka qenë kryeprokurore e tribunalit ndërkombëtar për krime luftë në Ish Jugosllavi e cila ka qenë e para që e ka hap këtë temë kështu më seriozisht, e duke vazhduar me Dick Marty ose Clint Williamson, prokurori amerikan edhe me vetë Gjykatën Speciale edhe vetë përfaqësuesit e Gjykatës Speciale gjithmonë e kanë bërë të qartë që nuk është UÇK-ja që ka bërë krime por dyshohet se individ brenda UÇK-së kanë kryer krime ndaj pjesëtarëve të pakicave etnike dhe këto krime duhet të gjykohen edhe nëse ka dëshmi të pakontestueshme edhe të dënohen”, ka deklaruar Gashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në televizionin e…