Gashi, boksieri më i mirë në turneun “Thank You USA & Diaspora”
17 mars 2018
| 20:33
Boksieri i KB “Prishtina” Dionis Gashi është shpallur boksieri më i mirë në turneun “Thank You USA& Diaspora”. Ky turne sot është organizuar nga klubi i Prishtinës dhe kryetari i saj, Aziz Salihu.
Boksieri më perspektiv i Kosovës deri të ky sukses erdhi falë fitores ndaj boksierit nga Maqedonia, Artan Alia në kategorinë deri në 64 kg. Çmimin e boksierit më të mirë të huaj e fitoi Julian Dimitrov i Bullgarisë, kurse tekniku më i mirë u shpallë Bekim Vjerdha nga Shqipëria.
Çifti më luftarak është shpallur Denis Muhamedovski nga Maqedonia dhe Albin Sejdiu nga Kosova. Meçet u drejtuan nga gjyqtarët: Latif Demolli, Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)