Gashi: Çdo lehonë e Obiliqit do t’i merr nga 150 euro
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka nënshkruar një vendim nëpërmjet të cilit, çdo grua lehonë të kësaj komune do t’i ndahet një shumë prej 150 euro në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DShMS).
Me këtë rast, Gashi ka theksuar se çdo kategori e shoqërisë do të këtë përkrahjen e nevojshme institucionale e sidomos “gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit!”.
“Sot kam nënshkruar vendimin përmes secilit çdo grua lehonë të komunës së Obiliqit do t’i ndahet një shumë prej 150 euro, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DShMS). Jam i përkushtuar që çdo kategori e shoqërisë sonë të këtë përkrahjen e nevojshme institucionale, sidomos për gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit!”, ka thënë Gashi.