Gashi: Deklarata e Kurtit se nuk mori raport për dialogun nga Qeveria Hoti, e pavërtetë
30 prill 2021
| 12:27
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se informacione për dialogun më shumë ka gjetur në Bruksel.
“Kjo nuk është aspak e vërtetë ish-kryeministri Hoti ia ka dorëzuar në dosje të detajuar e të dëshmueshme Kurtit”.
“Kjo është njëra nga arsyet që ai e ka pritur në zyrë Kurtin për t’ia dorëzuar detyrën. Bashkë me këtë e dorëzoi një dokument të detajuar për procesin e dialogut. Besoj se z. Hoti do të flas për këto të pa vërteta”, ka thënë Gashi pas mbledhje se Kryesisë së Kuvendit.