Gashi del kundër Kurtit për vendimin e qeverisë për dhënien në shfrytëzim të një prone për Halil Kastratin
Avokati Tomë Gashi ka dalë kundër vendimit të kryeministrit Albin Kurti, për dhënien në shfrytëzim të një prone për shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Kompleksit “Qendra rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindomë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë”.
Gashi ka thënë se ky është një gabim i Kurti.
“Gabim, gabim, gabim katastrofal i Albin Kurtit”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që i jep në shfrytëzim për një periudhë prej 99 vitesh një pronë humanistit Halil Kastrati.
“Për qëllimin e realizimit të interesit publik, sipërfaqet kadastale të paraqitura në këtë vendim iu kanë jep për shfrytëzim Shoqatës Bamirëse ‘Jetimët e Ballkanit’ për ndërtimin e Kompleksit ‘Qendra rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindomë daundhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë’, në periudhë prej 99 vitesh”, është thënë në vendimin e qeverisë.