Gashi: Dënimi ndaj ‘Famipës’ nuk ka karakter politik

26 korrik 2018 | 14:37

Bordi i Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP) ka mbajtur të enjten një konferencë për medie për të sqaruar në lidhje me dënimin që ka marrë pronari i “Famipës”, Ramiz Kelmendi.

Kryetari  i Bordit të AKP-së,  Petrit Gashi, ka thënë se si bord janë të shqetësuar shumë për sulme individuale ndaj stafit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Ai ka theksuar se në rastin e “Famipa”-s,  AKP-ja ka vepruar në mënyrë ligjore.

“Sulmet personale ka pasur shumë. Vendimet janë të bordit dhe nuk janë vendime të menaxhmentit. Këto vendime janë të bazuara mbi fakte dhe monitorime. Rasti në fjalë është në agjendën e bordit dhe iu siguroj se për vendimin është marrë parasysh çdo fakt dhe analizë. Rrugëdalje tjetër nuk ka pasur për neve”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka pranuar se ka pasur një vonesë të marrjes së vendimit për lirimin e ndërmarrjes nga obligimet. “Ky vendim nuk ka karakter politik”, ka thënë  Gashi.

Kurse drejtori i AKP-së, Ekrem Hajdari,  ka thënë se ndaj Ramiz Kelmendit do t’i ndjekin procedurat ligjore.

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, që është dënuar nga AKP-ja me 1 milion euro, ka thënë se dënimi ndaj tij është bërë nga drejtori Hajdari, duke e konsideruar atë politik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të përgatitjeve për hartimin e listës së projekteve…