Gashi – deputetëve të VV-së: Sa dinarë kushton Asociacioni?
Analisti Astrit Gashi i ka pyetur dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbresha Kryeziun dhe Artan Abrashin, se “sa dinarë kushton Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”?
“Na e thoni ju se ju po e dini se është bërë Asociacioni, unë nuk e di”, i përgjigjet deputetja Kryeziu.
Analisti Gashi në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova për herë të parë e ka pranuar një draft-statut në këtë qeveri.
“Asnjë qeverie nuk i ka ardhur draft-statut i Asociacioni”, thotë Gashi teksa shton se “të dy deputetët e mbrojtët një marrëveshje që e ka nënshkruar Hashim Thaçi”.
Abrashi i është kundërpërgjigjur duke thënë se Kosova “ka pasur kompromise të dhimbshme, të këqija”, që sipas tij kanë krijuar realitete të pafavorshme për Kosovën.
“Kjo qeveri po bën orvatjet maksimale, përpjekjet maksimale që sa më shumë t’i zhbëjë ato dëmet e këqija që i kanë bërë paraardhësit tanë”, tha Abrashi.