Gashi: Drenica edhe më e fortë në pranverë

11 janar 2018 | 17:32

Dugagjin Gashi është shfaqur i kënaqur me rezultatet e arritura në sezonin vjeshtor dhe të njëjta i pret edhe në pranverë. Sipas tij, edhe ndryshimet e bëra në klub sjellin frymë të re në klub. “Ardhja e kryesisë së re dhe ndryshimet në shtabin teknik do të reflektojnë në sezonin pranveror dhe rezultatet e Drenicës do të janë pozitive dhe do të jenë të kënaqur adhuruesit e futbollit, por edhe ‘Shqiponjat e Zeza’”, ka thënë Gashi.

KF Drenica, pas sezonit vjeshtor, ka bërë disa ndryshime jo vetëm në kryesinë e klubit, por edhe në shtabin teknik. Futbollisti me përvojë të madhe në futbollistin e Kosovës, Dugagjin Gashi, ka thënë se ndryshimet e bëra në skuadrën nga Skenderaj janë të mirëseardhura për faktin se sjellin frymë të re në klub. “Të gjithë jemi të kënaqur me paraqitjet dhe rezultatet e arritura në sezonin vjeshtor. Ardhja e kryesisë së re dhe ndryshimet në shtabin teknik do të reflektojnë në sezonin pranveror dhe rezultatet e Drenicës do të jenë pozitive dhe do të jenë të kënaqur adhuruesit e futbollit, por edhe ‘Shqiponjat e Zeza’”, ka thënë Gashi, i cili e lavdëroi edhe drejtorin e klubit, Tahir Lushtaku, për punën e madhe që po bën në klubin kuqezi.

Drenicën në pranverë pritet ta udhëheqë trajneri i njohur Sadat Pajaziti, kurse dy emrat më të mëdhenj që e kanë braktisur këtë klub janë Enis Zaberxha dhe Visar Berisha, kurse Genc Hamiti përfundimisht nuk do të largohet nga “Bajram Aliu”. Paraqitjet e kuqezinjve kanë qenë mjaft të mira në sezonin vjeshtor, kurse njëjtë pritet të janë edhe në pranverë, sipas Gashit. Ndërsa lidhur më synimet lidhur më pozitën në kampionat dhe Kupë, Gashi ka deklaruar: “Synojmë të përgatitemi sa më mirë në pranverë dhe t’i realizojmë të gjitha urdhrat e trajnerit. Nuk kemi ndonjë synim të madh në kampionat në sezonin pranveror, por do të luajë sikurse në vjeshtë për të mbledhur sa më shumë pikë. Në Kupë do t’i provojmë shanset tona që të shkojmë sa më lart, pse edhe mos të triumfojmë. Për një gjë jam shumë i sigurt, se Drenica do të jetë edhe më e fortë në pranverë”.

Drenica sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e gjashtë me 28 pikë, gjashtë pikë më pak se skuadra e Llapit që është shpallur kampione e sezonit vjeshtor, kurse në garën e Kupës Drenica do të përballet me skuadrën e Arbërisë.

(Veton ZYMBERI)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse gjatë ditëve të fundit ishte folur shumë për…