Gashi: Duhet shkarkuar Artane Rizvanolli, për shkak të shkarkimeve politike
Kryetari i “Forca e Diasporës”, dega në Prishtinë, Lirim Gashi ka kërkuar të shkarkohet ministrja Artane Rizvanolli.
Gashi e ka cilësuar ministren Rizvanolli të dëmshme për demokracinë e vendit, shkruan veriu.info.
Postimi i plotë:
Si ka mundësi që Qeveria e Kosovës të zgjedhë Bordin e rregullt të Infrakosit në mars dhe ta shkarkojë atë në gusht me arsyetimin se anëtarët e Bordit nuk e kanë analizuar mirë profilin e Facebookut të Sekretarit të Infrakosit dhe nuk e kanë vërejtur se ai ka postuar një foto me Kadri Veselin, me të cilin gjoja ka lidhje familjare?
Nëse ky nuk është një shkarkim politik i tipit enverist, atëherë unë vërtet nuk e di, se çfarë do të thotë termi shkarkim politik.
Të gjithë ata që më njohin pak më afër e dinë që nuk kam asnjë simpati për Kadri Veselin dhe llojin e tij, por të shkarkosh bordin vetëm pse nuk ka luajtur rolin e policit dhe prokurorit është vërtet e turpshme.
Shpresoja që i kishim lënë pas fantazmat e së kaluarës, por si duket e kisha gabim.
Këta njerëz me prirje të theksuara paranojake psikopatike dhe skizofrenike nuk mund të jenë fryma e re, e vërtetë dhe e nevojshme e politikës moderne nëse sillen si paraardhësit e tyre.
Në një mbledhje të thirrur enkas nga Artane Rizvanolli për shkarkimin e bordit, ajo u bëri presion anëtarëve të bordit që të dorëzonin dorëheqjet e tyre sepse gjithsesi i pret shkarkimi.
Për shkak të këtij presioni, dy anëtarë të bordit u ndjenë të kërcënuar dhe dhanë dorëheqje të parevokueshme.
Tre anëtarë të Bordit i rezistuan presionit dhe nuk dhanë dorëheqje, por u shkarkuan në seancën e radhës të rregullt të Qeverisë, të mbajtur të njëjtën ditë pak më vonë, vetëm pse janë kritikë të islamit politik.
Artane Ruzvanolli gjithsesi shquhet për flirtin e saj të veçantë me islamistët politikë, të cilët synojnë të zbatojnë bindjet e tyre fetare në politikën tonë zyrtare.
Si e tillë ajo është e dëmshme për demokracinë, për të drejtat e njeriut dhe për sundimin e rendit dhe ligjit në shoqërinë tonë demokratike dhe shtetin tonë laik.