Gashi: Duhet të ndodhë reforma zgjedhore
29 mars 2019
| 11:52
Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, ka kërkuar që sa më shpejt të ndodhë reforma zgjedhore.
Sipas tij, pragu zgjedhor duhet të jetë 7 për qind për parti politike dhe 10 për qind për koalicione.
“Reforma zgjedhore duhet të ndodhë. Pragu zgjedhorë duhet së paku të vendoset 7% për parti politike, 10 % për koalicione! Nëse nuk doni që të kemi çoroditje as të shtetit e as të pushtetit! Partitë e vogla nuk guxojnë të përcaktojnë fatin e shtetit, vetëm pse pa tjetër duhet të jenë në pushtet”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/