Gashi e Daka bisedojnë për bashkatdhetarët rreth procesit të zgjedhjeve

15 gusht 2018 | 12:53

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka pritur sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka.

Në këtë takim është biseduar për procesin e zgjedhjeve, votimin e pjesëtarëve të diasporës, por edhe përfaqësimin e bashkatdhetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Gashi dhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, u pajtuan që diaspora duhet të informohet më shumë për votimin përmes uebfaqeve të institucioneve, përmes tryezave që planifikohet të mbahen me përfaqësuesit e diasporës, edhe përmes shoqatave, asociacioneve e organizimeve të ndryshme, të cilat mund të shërbejnë edhe si pika grumbullimi të materialeve zgjedhore për votim jashtë Kosovës.

Po ashtu në takim u potencua se për përfaqësimin e diasporës në Kuvendin e Kosovës ka vullnet politik nga subjektet politike të Kosovës dhe në një të ardhme të afërt do të organizohen takime, debate, tryeza dhe organizime të ndryshme për procesin e votimit të diasporës.

Gashi dhe Daka u dakorduan që ta thellojnë bashkëpunimin mes tyre, me qëllim që përfaqësuesve të diasporës t’ua bëjnë më të lehtë votimin dhe të shihet mundësia e përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carmelo Anthony është zyrtarisht lojtar i Houston Rocketsit. Ish-lojtari i…