Gashi e Kapetanoviqi pajtohen për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapetanoviq.
Gashi e ka njoftuar diplomaten kroate për prioritet e MPB-së në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Republikën e Kroacisë.
Ministri Gashi ka vënë në dukje se Kosova dhe Kroacia përtej marrëdhënieve bilaterale që kanë në bashkëpunimin e shkëlqyer, në mes të dy shteteve ekzistojnë edhe raporte shumë të mira miqësore.
Ndërsa ambasadorja kroate, Maria Kapetanoviq, ka theksuar se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Kosovës, veçanërisht për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet, me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët e vendit dhe rajonit.