Gashi e Lekaj flasin për projektet infrastrukturore në Kastriot
05 shtator 2018
| 15:02
Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, është takuar me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me të cilin ka biseduar për projektet infrastrukturore që pritet të realizohen në këtë komunë në vitin e ardhshëm.
“Kryetari takoi ministrin në Ministrinë e Infrastrukturës, Pal Lekaj, për të diskutuar për projektet infrastrukturore që janë në zhvillim dhe për planifikimet e projekteve infrastrukturore për vitin 2019”, ka njoftuar Komuna e Kastriotit.