Gashi: E mbështes fuqishëm fjalimin e Osmanit kundër Thaçit, sepse…

15 dhjetor 2022 | 13:01

Gazetari Astrit Gashi, i cili jeton dhe vepron në Suedi, ka reaguar në lidhje me fjalimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka shkruar në “Facebook” se e mbështet fjalimin e Osmanit në pikën kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, sepse tij, “Hashim Thaçi me kompani ngritën dhe i shkolluan fëmijët e ish-bashkëpunëtorëve të devotshëm të Serbisë”.

“E mbështes fuqishëm fjalimin e Vjosa Osmanit në parlamentin e Kosovës, sidomos në pikën kur foli kundër Thaçit!Pse! Sepse Hashim Thaçi me kompani ngritën dhe shkolluan fëmijët e ish- bashkëpunëtorëve të devotshëm të Serbisë. atyre u dhanë pozita, ndërsa shokët e luftës dhe familjet e tyre i luftuan. Tash kjo jo çka ka rëndësi që shkel Kushtetutën, kjo është vet shteti. Vjosë mos u ndal. Tash vrapo me lehtë mshoju, se edhe me shumë duhet. Sherife mos u ndal.. Kjo klasë politikë është pasqyra reale e popullit! Ata nga qielli nuk kanë pikë. A ka president në botë që në fjalim solemn fol për b…. e vetë”, ka shkruar Gashi në reagimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim…