Gashi e Peposhi largohen nga Drenica
05 qershor 2018
| 16:57
Mesfushori Dukagjin Gashi dhe sulmuesi nga Shqipëria, Denis Peposhi janë larguar nga skuadra e Drenicës.
Gashi për shtatë vite ishte pjesë e skuadrës kuqezi, dhe për këtë periudhë dha kontribut të madh për këtë klub. Ndërsa Peposhi ishte bashkuar me Drenicën në muajin janar dhe shënoi 6 gola. Ndërkohë që klubi nga Skenderaj shumë shpejtë pritet të riorganizohet për edicionin e ri 2018/2019.
/Epoka e re/