Gashi e quan kriminel gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese
Avokat Tomë Gashi, i njohur për qëndrimet e tij në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje, mbase për shkak se të birin e ka pasur kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga kjo lëvizje, e ka quajtur kriminel e të kërkuar nga Interpoli gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Leban, i cili është në listën e Interpolit me kërkesë të Serbisë.
“Atë po e kërkon shteti serb për të vuajtur dënimin me 6 vjet burgim”, ka thënë Gashi dhe ka bërë me dije se aktgjykimi nuk mbështetet në Kushtetutën e Kosovës prandaj, sipas tij, nuk është as vendim legal e as legjitim.
Reagimi i tij:
Aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese me Gjyqtar kriminel te kerkuar nga Interpoli eshte i padrejt dhe i papranueshem.
Aktgjykimi nuk mbeshtetet ne Kushtetuten e Kosoves andaj nuk eshte as vendim legal e as legjitim.
A JEMI GATI PER PROTESTA!
DUAM ZGJEDHJE!