Gashi fajëson Kurtin: Serbia po bëhet partner më i besueshëm për Amerikën sesa Kosova
06 qershor 2023
| 21:42
Analisti politik, Dardan Gashi, e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “Serbia gradualisht po bëhet një partner më i besueshëm për Amerikën dhe Evropën se sa Qeveritë e Kosovës”.
Ai tha se me politikat e tij të gabuara, Kurti i ka dhënë favore diplomatike Serbisë.
Gashi në “Debat Plus”, ka thënë se që nga koha e Sllobodan Millosheviqit, Serbia s’ka pasur pozitë më të favorshme diplomatike ndaj Kosovës.
“Albin Kurti, është hera e tretë për çështje të mëdha që ndërhyn në veri pa suskes dhe krijon trazira, e bjen situatën që Vuçiqi dhe Serbia të jenë në situatë të favorshme. Prej Millosheviqit dhe knej Serbia në situatë më të favorshme diplomatike ndaj Kosovës nuk ka qenë më shumë se këto ditë”, ka thënë ai.