Gashi fiton medaljen e argjendtë në kampionatin evropian
08 shkurt 2019
| 23:12
Karateisti Melos Gashi ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në kampionatin evropian për U21, juniorë dhe kadetë, që po mbahet në Aalborg të Danimarkës.
Ai e arriti të shkëlqejë në kategorinë e kadetëve mbi 70 kilogram, në një konkurrencë shumë të fortë.
Melosi mposhti katër garues, për të fituar medaljen e argjendtë.
Në finale, Gashi u mund nga Ahmet Bulut nga Turqia. Kosova po përfaqësohet me 25 garues në evropian. Një pjesë e tyre ka garuar sot, por pa mundur të hynë në zonën e medaljeve, kurse një pjesë e garuesve garojnë nesër.