Gashi fitues i turneut të Prishtinës në boks
29 tetor 2018
| 11:54
Dionis Gashi është shpallur boksieri më i mirë i turneut të organizuar nga klubi i boksit Prishtina, kryetar i së cilit është legjenda Aziz Salihu.
Turneu “Kolosët e boksit të Kosovës” u organizua të dielën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Gashi i klubit Prishtina në kategorinë 75 kilogramë mposhti boksierin slloven, Jan Sekol. Ndërkohë tekniku më i mirë në këtë turne u shpall Leon Merlaku i klubit të boksit Fushë-Kosova, kurse çifti më luftarak ishte ai i kategorisë 81 kilogramë, Ardit Delijaj i Besës dhe slloveni Edin Sejdinoviq.
Boksieri më perspektiv u shpall boksieri nga Maqedonia, Alim Nasufi (64 kilogramë). /Koha.net/