Gashi flet me metafora për mundësinë e sulmit nga Serbia, i përmend dy kafshë, qimet dhe torishtën
26 dhjetor 2023| 22:12
Blerim Gashi, analist i përhershëm në Kanal 10, ka komentuar paralajmërimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mundësinë e një sulmi të ri nga ana e Serbisë në Kosovë.
Në analizën e tij, Gashi i përmendi dy metafora shumë të përhapur në kulturën popullore kosovare. Më saktë, në metaforat e Gashit, u përmend dy kafshë, qimet, zanati dhe torishta.
“Gjithmonë është e rëndësishme me qenë ma mirë i vetëdijshëm për faktin që ujku kimën e ndërron e zanatin s’e harron sesa me u thirrë në metaforën që qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë” – tha ai. Nacionale
Ndryshe, sipas fjalorit online, torishta është “vathë dhensh e rrethuar me gardh, që e bëjnë zakonisht në arë dhe e lëvizin kohë pas kohe, me qëllim që të plehërohet e gjithë sipërfaqja e saj. Torishta e dhenve (e dhive, e lopëve). Brenda (jashtë) torishtës. Futi dhentë në torishtë.”