Gashi: Foto flet vetë, partia e Kurtit së bashku me Listën Serbe

06 maj 2021 | 17:58

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi ku deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje shihen së bashku me atë të Listës Serbe duke votuar për pagesën prej 11 milionë eurove për shpenzimet e rrymës nga serbët e veriut.

“Dikur çirreshin dhe mallkonin nga Kuvendi i Republikës dhe studiot televizive, që të mos paguheshin faturat për energjinë elektrike të shpenzuar nga serbët në veri. Sot, partia e Albin Kurtit së bashku me Listën Serbe votuan që nga buxheti i shtetit të paguhen faturat e energjisë së shpenzuar nga serbët në veri! Ku mbeten çirrjet, ku mbeten mallkimet, ku mbet konsistenca?! Foto që flet vet!!!”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka…