Gashi: Gjykata nuk po i zbaton aktgjykimet e veta për lirimin e Sylejman Selimit
28 tetor 2018
| 15:26
Avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, Tomë Gashi, ka thënë se gjykata nuk është duke i zbatuar aktgjykimet e veta të cilat janë në favor të lirimit të ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe atë pa kushte.
“Dita 139. Për gjeneral Sylejman Selimin gjykata nuk i zbaton as aktgjykimet e veta të cilat janë në favor te lirimit te tij pa kushte, por të njëjtat i interpreton qëllimisht në dëm të tij dhe dihet pse. Gjeneral Sylejman Selimi nuk mund të blihet jo!”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1883348968407493&set=a.707115116030890&type=3&theater