Gashi: Gruaja e Albin Kurti bën biznes me energji në Serbi

05 shtator 2023 | 16:24

Analisti Dardan Gashi, ka thënë se bashkëshortja e kryeministrit Albin Kurti, bën biznes me energjinë në Serbi.

Këtë deklaratë Gashi e ka dhënë mbrëmë në emisionin “Debat Plus” të “TV Dukagjinit”.

“Albin Kurti ku i ka fëmijët? A bën me ditë në cilën shkollë publike edhe qekjo Dejona Mihali, se nuk e di? Me çfarë të drejte kjo iu qet pyetje partive politike, se kjo nuk është deputete, as ministre në realitet as qytetare e Kosovës. Me çfarë të drejte merret me këtë punë, me çështje tona kjo nuk e di, përveç që e ka pasur të ndalume me hi në Kosovë edhe nuk merret kërkush me të, nuk e di. E dyta, le t’na përgjigjet Albin Kurti, pse nuk e sheh të arsyeshme me pru çikën e vetë në Kosovë. Pse nuk e sheh të arsyeshme me sjell gruan e vetë me jetu në Kosovë, e cila bën biznese me energji në Serbi?”, ka thënë Gashi, i cili është pyetur nga gazetari Lirim Mehmetaj se çfarë bën gruaja e Kurtit.

“Energji në Serbi. E diskutojmë nëse doni. E diskutojmë nesër, komplet krejt skemën, gruaja e Albin Kurtit më kë punon në Serbi, komplet qysh punon”, ka thënë Gashi. /Periskopi

Deklaratën e Gashit mund ta dëgjoni nga minuta 58:36:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeremy Ireland është përforcimi i radhës dhe i fundit i…