Gashi i kundërpërgjigjet Kurtit: Presim prej teje projekte, përndryshe je i dështuar (video)
12 tetor 2022
| 12:27
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas video-selfies së kryeministrit Albin Kurti në të cilën ka thënë se në mbledhjen e qeverisë do të flitet për të gjeturat e ministrive.
Në të njëjtën mënyrë, pra me një video-selfie, Gashi i është kundërpërgjigjur Kurtit duke i thënë se nuk ka pasur çfarë të prezantojë në atë mbledhje.
“Përshëndetje kryeministër, a ka ndonjë gjetje nga mbledhja e 100-të e qeverisë apo ti duhet me punuar diçka me pas rezultat. Presim prej teje projekte konkrete dhe punë, përndryshe je i dështuar”, ka thënë Gashi.