Gashi i LDK-së dorëzon kërkesën për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore

06 shtator 2023 | 15:56

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë me dije se ka dorëzuar nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva

Me këtë rast, Gashi ka thënë se “e vërteta është e duhura për të gjithë e për të gjitha; është pikënisje për gjithçka.”

“E vërteta është e duhura për të gjithë e për të gjitha; është pikënisje për gjithçka. Sot i dorëzuam nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva. Çka është bërë me rezervat shtetërore? Kush, kur, ku, pse dhe si janë përfshirë në këto procese dhe cili është epilogu i veprimeve të tyre? A kanë qenë kontratat konform ligjit dhe a i kanë kryer palët detyrimet sipas atyre kontratave? Është koha e fundit që të gjithë t’i dorëzojnë faktet e të dorëzohen para të vërtetës së domosdoshme. Shteti dhe shoqëria kanë nevojë që të dinë të vërtetën!”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Kujtojmë se për shkak të dyshimeve për keqpërdorim me rezervat shtetërore, ishin arrestuar tre persona. Një biznesmen dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit të Kosovës ka licencuar tri klube, kurse…