Gashi i LDK-së ia kujton Kurtit se me privatizime është marrë edhe Mimoza Kusari-Lila

02 prill 2021 | 11:41

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti se me privatizime është marr edhe ushtruesja e detyrës së shefes së deputetëve të Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

“Unë e kuptojë që procesi i privatizimit ka ndodhur tash e disa dekada, por besoj që ju është dashur që të konsultoheni me shefen e  grupit parlamentar tuaj që ka rol në këtë proces. Ju nuk po na tregoni se për cilin koncept jeni. Po më intereson a jeni për liberalizim të  tregut apo për sistemin e rregulluar nga qeveria. Tash jeni qeveri dhe të paktën këtë e dini tash”, ka thënë ai.

Kjo deklaratë e Gashit ardhur pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti se gjendja e privatizimit në Kosovë, nuk ka ardhur tani, por me dekada.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë më parë është raportuar se Komuna e Mitrovicës së…