Gashi i LDK-së: Kryeministri aktual e ka zgjedhur rrugën e partneritetit

24 korrik 2020 | 16:34

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk e ka zgjedhur rrugën e konflikti me bashkësinë ndërkombëtare, por atë të partneritetit dhe të bashkëbisedimit.

Gashi ka thënë se izolimi dhe refuzimi për të marrë pjesë në dialog nuk janë zgjidhje.

“Nuk mundet me u ikë detyrave të veta kryeministri. Nuk mundet dhe nuk duhet kryeministri i Republikës së Kosovës të krijojë situata ku mbetet peng se a duhet të jetë me Evropën apo me Amerikën. Kjo nuk është zgjidhja për Kosovën. Ky nuk është pozicionimi politik për Kosovën, sepse kjo do të jetë humbje për Kosovën”.

“Kryeministri aktual nuk e ka zgjedhur rrugën e konfliktit me bashkësinë ndërkombëtare, por ka zgjedhur rrugën e partneritetit dhe të bashkëbisedimit. Mendoj që është një lëvizje e mirë, sepse ne e kishim këtë rrezik sepse hymë në një situatë cilin opsion po shkojmë”, ka thënë Gashi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës ka reaguar në lidhje me komunikatën…