Gashi i LDK-së: Kurti po çirret sepse s’ka asgjë për të treguar
13 janar 2025
| 10:56
Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka renditur shtatë pika në të cilat sipas tij, ka dështuar kryeministri Albin Kurti.
Siç ka shkruar Gashi në “Facebook”, kryeministri Kurti “po çirret (në tubime) sepse nuk ka asgjë për të treguar”.
Gashi ka thënë se Kurti nuk ka pika e as vizion për të folur si kryeministër, pasi sipas tij ai është i korruptuar dhe i paaftë.