Gashi i LDK-së për marrëveshjet ndërkombëtare: I përkrahim dhe do t’i kalojmë për aq sa varet nga ne
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në deklarimin pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për marrëveshjet ndërkombëtare.
Ai është shprehur se LDK-ja qëndron pranë vendimit të saj që marrëveshjet ndërkombëtare i përkrahë dhe do t’i kalojë ato, siç u shpreh ai, për aq sa varet nga ta.
“U dakorduam që të kemi dy seanca gjatë javës, por mbetet të shihet nëse Lëvizja Vetëvendosje ka votat e nevojshme për të kaluar vendimet të cilat merren me shumicë të thjeshtë”.
“Sa i përket vendimeve që merren me shumicë të kualifikuar që janë marrëveshjet ndërkombëtare, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka deklaruar dhe e konfirmon se qëndron pranë vendimit të saj që marrëveshjet ndërkombëtare i përkrahë dhe do t’i kalojë ato për aq sa varet nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Gashi.