Gashi i LDK-së: Ta ruajmë Kosovën nga Serbia, Rusia dhe budallallëku i Kurtit

02 qershor 2023 | 12:54

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, duke komentuar situatën në veri, ka kërkuar nga deputetët që ta ruajnë Kosovën nga Serbia, Rusia dhe budallallëku i kryeministrit Albin Kurti.

“Kosova e meriton kthimin e sovranitetit në veri, Kosova është storie suksesi e ndërkombëtareve. Ta ruajmë Kosovën nga Serbia, Rusia dhe budallakia e kryeministrit. Kosova s’i ka borxh askujt, të gjithë i kemi borxh Kosovës”, ka thënë Gashi në Kuvendin e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë demonstrim të veçantë për Ditën e 1 Qershorit,…