Gashi: I nderuar kryeministër, mjaft, boll më!
25 mars 2020
| 13:02
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti.
Ai i ka thënë Kurtit që të pushojë me inatet e tija personale me presidentin Hashim Thaçi.
“Ju i konfirmuat ato që i thash në betejën tuaj personale me presidentin keni humbur arsyen. I nderuar kryeministër, mjaft, boll më. S’mundesh me veprua krye në vete, ose mundesh, por pastaj shkarkohesh, po citoj fjalët tuaj, por me një dallim, sipas procedurave”, ka deklaruar Gashi