Gashi i ofron mbështetje BIK-ut në Kastriot
25 dhjetor 2018
| 15:40
Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame në këtë komunë, Behar Mjekiqi, me të cilin kanë biseduar për projektet që pritet të realizohen vitin e ardhshëm.
Gjatë këtij takimi, Gashi i ka ofruar mbështetje Mjekiqit në projektet e përbashkëta në mes të këtyre dy institucioneve.
“Prita në një takim pune kryetarin e BIK-ut në Obiliq, Behar Mjekiqi dhe stafin e tij. Biseduam në lidhje me projektet që pritet të realizojmë për vitin e ardhshëm dhe njëkohësisht ju ofrova mbështetje të plot në lidhje me Projektet e përbashkëta të Komunës dhe BIK-ut, në interes të qytetarëve të Kastriotit”, ka shkuar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/