Gashi i reagon Kusari-Lilës: Ky është tmerri i demokracisë në Kosovës
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar deklarimin e Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të LV-së, në lidhje me bisedën me Milan Radoiçiqin, i akuzuar nga Kosova për sulmin në Banjskë.
Sipas Gashit, Kusari-Lila ka akuzuar të gjithë.
Më tutje, në lidhje me bisedën e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Gashi ka thënë se është tmerri i demokracisë në Kosovë.
“Ajo çka pamë dje është në vazhdën e logjikës të cilën LV-ja e ka ndërtuar si logjikë të përbaltjes, duke qenë vetë e zhytur deri në fyt me kriminel si Milan Radoiçiq. Ky është tmerri i demokracisë në Kosovë. Ky është tmerri i përfaqësimit në Kosovë. Çka përfaqësojnë këta deputetë kur kryetarja e grupit të tyre parlamentar del akuzon? Para, prapa, anash, djathtas e majtas, pështynë në tana anët, dhe këta entuziazmohen”, ka thënë Gashi në Kuvend.