Gashi i reagon Ramës: Për Asociacion dhe raportet me partnerë vendos vetëm Qeveria e Kosovës
08 qershor 2023
| 14:26
Shefi i të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se e ka dërguar një draft për Asociacionin në Paris dhe Berlin tek Macroni dhe Scholzi.
Gashi ka thënë se kompetente për propozimin e statutit dhe menaxhimin e raporteve me ndërkombëtarët është Qeveria e Kosovës dhe asnjë qeveri e ndonjë vendi tjetër.
“Të jemi të qartë e të saktë: kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.