Gashi ia kujton Kurtit fjalinë: ‘Në Kosovë shqiponjë, në Bruksel pulë’
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka pasur kritika për raportin e qeverisë për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti po mban fjalime me emocione në Kuvend për dialogun, ku sipas tij “po i hap krahët si shqiponjë derisa po flet për këto çështje”.
“Përshtypja e përgjithshme që të krijohet kur e lexon këtë raport të kryeministrit, të qeverisë, është që gjitha këto marrëveshje janë të mira. Kushdo që e ka lexuar këtë raport e sheh që raportimi zyrtar i qeverisë është që marrëveshjet janë afirmative për Republikën e Kosovës. Ndërkohë që këtu del dhe mban fjalime herë me emocione, herë duke u përkulur, e herë duke i hapur krahët si shqiponja. Dhe harron se atë shprehjen e famshme që ia patë thënë ish-kryeministrit: ‘në Kosovë shqiponjë, e në Bruksel pulë’, ka thënë ai në Kuvend të Kosovës.