
Gashi ironizon me presidentin e Ballkanit pas ndërhyrjes së Paredesit ndaj Neymarit
06 shtator 2022
| 22:35
Dje u raportua për një mesazh që ia ka dërguar presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi futbollistit Kushtrim Gashi. Në atë mesazh, presidenti Kabashi e akuzoi ish lojtarin e tij për mënyrën e lojës ndaj ish-shokëve të skuadrës, raporton “Epoka e re”.
Ndërsa sonte Gashi e ka zgjedhur ndeshjen PSG-Juventus dhe një ndryje të ish-lojtarit të PSG-së, Paredes ndaj Neymarit për tu tallur me Kabashin.
Postimi i plotë i Gashit pa ndërhyrje:
Nasser Al-Khelaifi mesazh Paredesit:
Kam pas respekt shume per ty, po ti ishe berllog djal , sa buken e ke hanger prej meje, far arrogance ndaj shokeve ma lendove Mbappen e Neymar me qellim kurr zoti ska me ta jep