Gashi: Jemi në fazë delikate, nevojitet unitet politik

22 prill 2018 | 14:16

Ende nuk dihet nëse partitë tjera i janë përgjigjur LDK-së për ftesë që ka bërë në lidhje me një tryezë të përbashkët dhe koordinimin për temat e rëndësishme para se Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Edhe pse ftesa ishte publike, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se nuk ka pasur ftesë zyrtare për subjektet tjera.

Megjithatë, ai ka bërë me dije për “Kosovapress” se e sheh të rrugës që akterët politik të bashkëpunojnë për të dalë nga situata delikate në të cilën ndodhet vendi, pasi në të kundërtën do të prishet qetësia.

Në rast se vendi shkon në zgjedhje, Gashi ka thënë se LDK-ja është e gatshme t’i hyjë garës për pushtet.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, sot i shoqëruar edhe nga…