Gashi: Jemi pas Lumir Abdixhikut për çdo çështje
15 mars 2021
| 17:07
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, është deklaruar pas zgjedhjes së kryetarit të partisë.
Gashi ka deklaruar se partia do të jetë pas Lumir Abdixhikut për çdo çështje.
“Kuvendi i LDK-së është shembull për organizmin dinjitozë e demokratik si partisë shumë vjeçare. Zgjedhja e kryetarit erdhi si reflektim dhe se jemi pas tij në çdo vendim andaj nuk kam çka të flas më shumë për këtë çështje”, ka deklaruar Gashi për “syri.net”.
I pyetur nëse do ta përkrahë Vjosa Osmanin për postin e presidentes, Gashi ka deklaruar se kjo çështje ende nuk është diskutuar në LDK.
“Nuk kemi diskutuar për këtë çështje si parti e as si grup parlamentar, kur të vendosim do të dihet çdo vendimi i joni”, ka thënë Gashi.